Sevilja, ndryshe skuadra që sundon me Liga Europa, sërish do të luaj në finalen e madhe të këtij kompeticioni, pasi mbrëmë në ndeshjen e parë gjysmëfinale mundi Mançester Junajtedin me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Në këtë mënyrë skuadra andaluziane për trofeun e madh të 21 gushtit do të diskutojë me fituesin e përballjes Ingter – Shakhar Donjetsk, ndeshje kjo që në program është sonte (e hënë).
Sevilja deri tek fitorja erdhi me përmbysje, pasi të parët që avansuan në këtë ndeshje, ishin “djajtë e kuq”. Bruno Fernandesh vetëm pas 8 minutave lojë kaloi në epërsi skuadrën e Solskjaer, ndërsa në minutën e 26-të, ish futbollisti i Milanit, Suso, barazoi shifrat në 1:1.
Gjatë pjesës së dytë Mançester Junajtedi vuri në presin skuadrën spanjolle, duke krijuar disa raste ideale për gol, megjithatë mungoi finalizimi. Kështu erdhi minuta e 78-të, kur mbrojtja e Junajtedit u dorëzua para Luk De Jong, i cili shënoi golin e dytë dhe të fitores për Seviljën.
Megjithatë heroi i ndeshjes te skuadra andaluziane ishte portieri Jasin Bunu, i cili kishte 20 intervenime të suksesshme para futbollistëve të Mançester Junajtedit.
“Djajtë e Kuq” në këtë mënyrë u eliminuan edhe për herë të tretë në një gjysmëfinale gjatë këtij edicioni, duke pasur parasysh se të njëjtin fat kishin edhe në kjuadër të FA Kupës dhe Liga Kupës së Anglisë, transmeton “infOSport.mk”.
Në anën tjetër do të jetë kjo finalja e katërt në 7 vitet e fundit për Seviljën, që njëherit njihet si “mbretëresha” e Liga Europa me 5 trofe të fituar që nga viti 2006.