E diela me vete solli edhe 4 përballjet e fundit të javës së dytë, që dhuroi 9 gola. Ndeshja me më shumë gola rezultoi ajo në Çair midis FC Shkupit dhe Makedonija Gj.P, në të cilën skuadra “bardhekaltër” shënoi fitore 3:1, njofton “infOSport.mk”.
Me këtë fitore skuadra e FC Shkupit ka arritur në kuotën e 4 pikëve, duke u renditur në pozitën e 2-të, ndërsa vlen të theksohet se asnjë skuadër pas dy xhirove të para nuk ka tubuar numrin e plotë të pikëve, pasi edhe skuadra e vendit të parë, Sileksi, ka numrin e njëjtë të pikëve.
Pas tyre po me nga 4 pikë, renditen Shkëndija, Pelisteri dhe Boreci, për të vijuar më pas në pozitat 6, 7 dhe 8 tre skuadrat shkupjane, Rabotniçki, Vardari dhe Makedonija GJ,P. Dy skuadrat shqiptare, Renova dhe Struga Trim Lum mbajnë pozitat 9 dhe 10, me 2, gjegjësisht 1 pikë, ndërkohë dy pozitat e fundit janë të rezervuara për dy skuadrat nga Strumica, Akademia Pandev dhe Bellasica, që nuk kanë tubuar asnjë pikë.
Renditja Tabelare | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|