Gjoka: Uroj skuadrën për angazhimin dhe fitoren

Fitorja e Shkëndijës 2:0 ndaj Struga Trim&Lum ka lënë të kënaqur trajnerin Ernest Gjoka, që uron ekipin për triumfin, duke lavdëruar edhe kundërshtarin që vështirësoi maksimalisht detyrën e kuqezinjëve në takimin e djeshëm të zhvilluar në Tetovë.

Për fitoren e parë të “kuqezinjëve” u përkujdesën Enur Totre (38’) dhe Lupçe Doriev (90+2’), i cili edhe njëherë tjetër i tregoi cilësitë e tij të larta realizuese.

“Prioriteti kryesor është të merren tre pikët. Sigurisht sot ishte ndeshje e vështirë sepse edhe kundërshtari u mundua të na bëjë të vështirë që në pjesën e parë edhe nga reshtimi, por edhe nga kujdesi që ata kishin në mbrojtje dhe si pasojë mungonin hapsirat. Mendoj se u munduam ta kontrollojmë topin, por që kishte edhe momente që nxitonim shumë që mbase është normale në një ndeshje të këtillë. Pjesa e parë mendoj se ishte ok, sepse u shënua goli. Pastaj në pjesën e dytë duhej ta kishim zgjidhur ndeshjen më shpejtë, ndoshta të kishim shënuar dhe ta kishim goditur kundërshtarin. Gjithsesi kjo ndeshje ishte me rëndësi të fitohej për moral, kështu që kjo ishte ndoshta arsyeja që në pjesën e dytë ishim më të kujdesshëm për mos me leju që kundërshtari të shënonte. Gjetëm golin e dytë, ndoshta pak vonë, por gjithsesi uroj skuadrën që dha gjithçka për të fituar.” – është shprehur Ernest Gjoka për kanalin zyrtarë të klubit tetovar.

Shkëndija pas dy xhirove të para renditet në pozitën e tretë me 4 pikë, po aq sa kanë edhe Sileksi dhe FC Shkupi.

Ernest GJOKA 🗣“Ajo që do kisha përmirësuar është te jemi më të qetë, sepse në përgjithësi kundër Shkëndijës të gjithë luajnë më shumë në fazën mbrojtëse dhe gjithmonë mundohen të na godasin".

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 17 август 2020 г.

 

Leave a Reply