Broja hapave të Rashicës, do të veshë fanellën e Vitesses

Armando Broja, një ndër futbollistët më të talentuar shqiptarë që luan në Europë, 12 muajt e ardhshëm në formë huazimi nga rradhët e Çelzit do të luaj në Holandë me skuadrën e Vitesses, aty ku vite më parë me shumë sukses luante Milot Rashica, njofton “infOSport.mk”.

Një vendim të tillë solli vetë trajneri i “bluve” të Londrës, Frank Lampard, i cili për momentin nuk e sheh të gatshëm për ekipin e parë sulmuesin shqiptarë, të cilit i dha mundësinë edicionin e kaluar për të debutuar në Premierligë, ndërsa gjithashtu edhe në kuadër të FA Kupës angleze.

Broja shkëlqeu me moshat, më konkretisht me ekipet U-19 dhe U-23 të Çelzit, ndërsa e gjithë kjo bëri që Lampard t’i besojë dhe ta grumbullojë me ekipin e parë.

Gjithsesi, duket se trajneri anglez mendon se është ende herët që 19 vjeçari të jetë pjesë e rregullt e ekipit të parë dhe ka vendosur ta huazojë te skuadra satelitë e Çelzit, Vitesse, që gjithashtu është në pronësi të Roman Abramoviç.

Leave a Reply