Shkëndija ka mundur 2:0 Struga Trim Lum në ndeshjen e vlefshme të javës së dytë në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo fitorja e parë për “kuqezinjtë” nga Tetova, të cilët në javën e parë kishin barazuar 2:2 me FC Shkupin në Çair, ndërsa sërish në listën e golashënuesve te Shkëndija u regjistrua Lupçe Doriev.
Futbollisti i ardhur këtë merkato nga rradhët e Akademia Pandev realizoi në minutën e dytë shtesë të takimit, ndërsa fitoren e “kuqezinjëve” nga Tetova e paralajmëroi Enur Totre me golin e realizoi në minutuën e 38-të.
Super aksion dhe super gol i Enur Totre
Super aksion dhe super gol i Enur Totre, Shkëndija hap rezultatin në përballjen ndaj Struga Trim LumKF SHKËNDIJA – STRUGA TRIM LUM 1:0(E. Totre 38')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 август 2020 г.
Totre mjaft mirë kombinoi para zonës kundërshtare me Besart Ibraimin, ndërsa me tu futur brenda në 16-të metërsh nuk mendoi fare, dhe me një goditje të fuqishme dhe precize arriti që të tund rrjetën e Urosh Djuriç.
Ky i fundit kapituloi edhe në minutat shtesë të takimit, këtë herë para Doriev, i cili po tregohet një vlerë e shtuar për sulmin e Shkëndijës, aty ku pritet që të shpërrthejë së shpejti edhe Besart Ibraimi.
Me këtë fitore Shkëndija figuron lartë në tabelë, në pozitën e 3-të me 4 pikë, po aq sa kanë edhe dy skuadrat e para në tabelë, Sileksi dhe FC Shkupi.