E paralajmëruam që 4 ditë më parë, ndërsa sot u bë ralitet. Daniel Avramovski, golashënuesi më i mirë i edicionit të kaluar në futbollin vendor, karrierën e tij e ka vazhduar në Turqi, duke nënshkruar kontratë me skuadrën e Kajzerispor, njofton “infOSport.mk”.
Avramovski te skuadra e ligës së dytë turke transferohet si futbollistë i lirë, ndërsa paga e tij vjetore te Kajzerispor do të jetë 150.000 euro.
TRANSFER | Kayserispor, Vardar takımından Makedon futbolcu Daniel Avramovski ile anlaşma sağladı. pic.twitter.com/wtaChMDAqJ
— Kayserispor TV (@KayserisporTV) August 14, 2020
Kujtojmë Kajzerispor ishte pjesë e Superligës turke, mirëpo edicionin e kaluar humbi këtë status, duke u renditur në pozitën e fundit me 32 pikë, po aq sa kishin edhe dy skuadrat tjera, që gjithashtu do jenë pjesë e një rangu më poshtë vitin tjetër, Ankaraguçu dhe Jeni Malatyaspor.
Me këta të fundit ditë më parë nënshkroi futbollisti i skuadrës kosovare të Ballkanit, Jetmir Topalli, transmeton “infOSport.mk”.
Kujtojmë për Avramovskin do të jetë kjo hera e dytë që largohet nga futbolli vendor, pasi një gjë të tillë për herë të parë kishte bërë verën e vitit 2014-të, kur nga rradhët e Rabotniçkit, ishte transferuar te Crvena Zvezdës, që më pas të luaj edhe me OFK Beogradin, Vojvodinën dhe Olimpijën nga Sllovenia, ndërkohë në futbollin vendor, përveç me dy skuadrat nga Parku i Qytetit, Vardarin dhe Rabotniçkin, kishte luajtur edhe me Makedonija GJ.P.