Talenti shkupjan, Lavdrim Fazliu sezonin debutues me fanellën e Pelisterit në Ligën e Parë e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, njofton “infOSport.mk”. Pas super paraqitjes që bëri në ndeshjen e parë kundër Akademia Pandev, Fazliu gjatë ditës së sotme arriti që të shënojë golin e tij të parë me fanellën e Pelilsterit në mesin e më të mirëve.
Shkupjani realizoi golin e parë për skuadrën nga Manastiri, që sot barazoi 2:2 në transfertën kundër Sileksit në Kratovë.
Goli i Lavdrim Fazliut ndaj Sileksit
Goli i Lavdrim Fazliut ndaj Sileksit SILEKSI – PELISTERI 2:2
Публикувахте от infosport.mk в Петък, 14 август 2020 г.
Fazliu shënoi që në minutën e 6-të, kur pasi përfitoi një top në zonën kundërshtare, në mes këmbëve të Angel Timovskit qëlloi rrjetën e Bozhinovskit. Kundërpërgjigja e futbollistëve të Sileksit erdhi dy minuta para fundit të pjesës së parë, kur Burhan Mustafov shënoi golin e parë në rrjetën e Davor Taleskit, i cili kapituloi edhe në minutën e 58-të para Ivan Ivanovskit.
Golin e barazimit për Pelisterin, që në këtë mënyrë u rikthye me një pikë nga kjo transfertë e vështirë, e realizoi Gjorgji Tanushev në minutën e 76-të.
Për të dyja skuadrat ishte ky barazimi i parë në sezonin e ri, pas të cilit që të dyja skuadrat kryesjojnë renditjen tabelare me nga 4 pikë.