Ishin bashkë te Çelzi, ndërsa tashmë mund të jenë bashkë edhe te Interi. Fjala është për dyshen Antonio Konte – N’Golo Kante, me këtë të fundit që është shndërruar në objektivin kryesor të “ziklatërve”.
Një gjë të tillë shkruan e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”, sipas së cilës Kante do t’i shtonte shumë më tepër përvojë mesfushës së “neroaxurrëve”. Përtej freskisë se Tonalit, Konte dëshiron të ketë nën urdhrat e tij një lojtar më të gatshëm për të fituar, sikurse është francezi.
Ndërkohë i njëjti burim njofton se në bisedimet mes Interit dhe Çelzit mund të përfshihet edhe Emerson Palmieri, përforcimi i preferuar i “zikaltërve” për krahun e majtë.
Ish futbollisti i Romës nuk po e gjen veten nën urdhrat e Lampardit, ashtu që shumë lehtë mund të ndodh që të rikthehet sërish në “Serie A”.