Bardhi i bashkohet Bojkut te Feronikeli

Argjend Bardhi ka vendosur që sërish të rikthehet te Feronikeli, me të cilën skuadër ishte shpallur edhe kampion i Kosovës, njofton “infOSport.mk”. Mesfushori ofenziv te skuadra nga Drenasi rikthehet nga KF Drenica, pjesë e së cilës ishte 6 muajt e kaluar.

Ai me KF Drenicën edicionin e kaluar në Superligën e Kosovës regjistroi 14 ndeshje dhe 1 gol, ndërsa për faqen zyrtare të Feronikelit, Bardhi premtoi se do të jap maksimumin në secilën ndeshje, me qëllim që të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave.

“Ju premtoj maksimumin tim, jam i lumtur që jam rikthyer te Feronikeli dhe shpresoj që të arritim objektivat e klubit. Synojmë pozitën e parë dhe për atë pozitë nuk do të kursej asgjë nga vetja ime”, – është shprehur Bardhi për faqen zyrtare të klubit nga Drenasi.

Kujtojmë javë më parë me Feronikelin bashkëpunimin e tij edhe për një vit tjetër e vazhdoi strugani, Besmir Bojku.

Leave a Reply