Tirana vazhdon përforcimin e skuadrës në prag të ndeshjes së raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Tbilisi nga Gjeorgjia, njofton “infOSport.mk”.
Pas dyshes së Vardarit, Kristijan Toshevski dhe Filip Najdovski, si dhe Ardit Tolit, skuadra kampione e Shqipërisë tashmë po mendon për portierin e Prishtinës, Visar Bekaj.
Ky i fundit pëlqehet shumë nga ana e numrit 1 të Tiranës, Refik Halili, i cili është gati të hapë thesin për të paguar klauzolën e largimit të portierit nga skuadra prishtinase.
23-vjeçari Bekaj tashmë prej 3 vitesh po shkëlqen në Superligën e Kosovës me Prishtinën, ndërsa sezonin që lamë pas ai u shpall portieri i vitit.
Ofertat në drejtim të tij janë të shumta, madje edhe nga skuadra europiane, por Tirana duket në “pole-position” për shërbimet e Visar Bekajt.