Lacio thuhet se është shumë afër transferimit të sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi. Sipas gazetës “Correre dello Sport”, Tare ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e skuadrës turke për shifrën e 16 milionë eurove.
Megjithatë për të përfunduar marrëveshjen, fillimisht duhet që Lacio të bëjë dy lëvizje të tjera. Së pari duhet të shesin Kaisedon, e më pas të shihet edhe modaliteti i pagës së vlerës së Muriqit.
Drejtori sportiv i “lacialëve”, Iglil Tare po sheh mundësinë që shumën prej 16 milion eurove të transferimit të Muriqit, ta paguajë në 3 këste.