Futbollisti me origjinë nga Kaçaniku, Jetmir Topalli, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij futbollistike. Futbollisti 22-vjeçar pak orë më parë është prezantuar te skuadra turke e Jeni Malatiaspor, skuadër kjo që ediconin e ri do të garojë në Ligën e Dytë turke, njofton “infOSport.mk”.
Topalli te Malatiaspor, ish skuadra e Artim Shaqirit, transferohet nga rradhët e skuadrës kosovare të Ballkanit, me të cilën bëri një sezon të shkëlqyeshëm në elitën e futbollit kosovar.
Topalli ishte një ndër futbollistët më të dalluar te skuadra nga Suhareka, për të cilën në 30 ndeshje në Superligën e Kosovës, realizoi 7 gola.
Ndryshe Topalli fanellën e Ballkanit e mbajti veshur për dy vite të plota, ndërsa në futbollin kosovar, gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Vushtrrisë dhe të Feronikelit.