Janë caktuar arbitrët që do të referojnë ndeshjet e javës së dytë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Ndeshjen mes skuadrave shqiptare Shkëndijës dhe Struga Trim Lum në Tetovë do ta referojë Bobi Veliçov nga Velesi, së bashku me ndihmësit e tij, Nikolla Karakolev dhe Petar Novaçev, ndërkohë përballjen mes skuadrave shkupjane FC Shkupi – Makedonija GJ.P do ta drejtojë Marjan Mladenovski nga Shkupi, së bashku me bashkëqytetarët e tij, Dejan Dimitrijeviq dhe Filip Ickovski.
Marjan Stojanovski nga Kërçova do të jetë kryesori i takimit në Veles midis Borecit dhe Renovës, shkupjani Konstantin Vlaho do të drejtojë takimin e parë të kësaj jave, atë të së premtes në Kratovë midis Sileksit dhe Pelisterit, Marjan Eckoski do të jetë bylbyli kryesor në takimin midis Rabotniçkit dhe Bellasicës në arenën “Todor Proeski”, ndërkohë takimin derbi midis Akademia Pandev dhe Vardarit në Strumicë do ta drejtojë, Kiril Smokovski nga Prilepi, së bashku me bashkëqytetarët e tij, Zoran Kostoski dhe Marjan Smilkoski.
Të gjitha takimet e javës së dytë në Ligën e Parë startojnë në ora 17:00.