Sulmuesi shqiptarë që mbron ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës, Albian Ajeti, karrierën e tij do ta vazhdojë te një ndër skuadrat më të njohura skoceze, Selltik.
Lajmin e kanë konfirmuar vetë gjigandët skocez, të cilët me Ajetin kanë nënshkruar kontratë 4-vjeçare.
“Klubi i Futbollit Selltik është i lumtur të njoftojë nënshkrimin e sulmuesit reprezentues zviceran, Albian Ajeti, i cili i është bashkuar klubit në një marrëveshje katërvjeçare nga Uest Ham Junajted”.
Ajeti te Selltiku vjen nga skuadra angleze e Uest Ham, ndërsa pritet që të udhëheq sulmin e skocezëve në sezonin e ri, ku sërish pretendojnë të shpallen kampion në Premiership, por edhe të arrijnë sa më larg në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Sezonin e ri në elitën e futbollit skocez, Selltiku e nisi me një fitore dhe një barazim.