Transfertat e largëta, UEFA hap thesin për Shkëndijën, Shkupin dhe Renovën

Pandemia “Covid 19” ka bërë që ndeshjet e raundit të parë në Liga Europa të zhvillohen me vetëm nga një ndeshje, njofton “infOSport.mk”.

Skuadrat përfaqësuese të vendit tonë nuk kishin edhe aq shumë fat, pasi shorti deshi që të trija skuadrat, Shkëndija, FC Shkupi dhe Renova të luajnë në transfertë.

Megjithatë një lajm i mirë vjen nga UEFA. Shtëpia e futbollit europian ka vendosur që skuadrat që luajnë jashtë do të udhëtojnë me “charter” për arsye sigurie, ndërsa gjithashtu ka menduar edhe aspektin financiar.

Kështu Qeveria Evropiane e Futbollit do të rimbursojë një pjesë të shpenzimeve, me Shkëndijën, FC Shkupin dhe Renovën, që do të përfitojnë nga 40 mijë euro, transmeton “infOSport.mk”.

Kujtojmë Shkëndija dhe FC Shkupi do të udhëtojnë për në Azerbejxhan, për tu përballur me skuadrat Sumgait, gjegjësisht, Neftçi, ndërkohë Renova do të luaj në Jerevan të Armenisë, përballë skuadrës së Alashkert.

Leave a Reply