Miqësorja midis Tikveshit dhe përfaqësueses U19 të Maqedonisë u mbyll me fitoren 3:1 të skuadrës nga Kavadari, njofton “infOSport.mk”.
Sime Hristov, i ardhur nga rradhët e Velesit doli të jetë lojtari i ndeshjes, duke shënuar dy gola, ndërsa një gol tjetër për Tikveshin në këtë përballje realizoi Aleksandar Varelovski.
Golin e vetëm për përfaqësuesen U19 të Maqedonisë e realizoi Ademi.
Ishte kjo ndeshja e parë për përfaqësuesen U19 të Maqedonisë, skuadër kjo që me 15 gusht do të përballet me skuadrën e Shkëndijës.