Artim Pollozhani do të vazhdojë sërish bashkë me Ilir Dajën. Ky i fundit ditë më parë u emërua si kryetrajner i Partizanit, ndërsa strugani Pollozhani do të luaj rolin e asistuesit të parë te skuadra nga kryeqendra shqiptare, njofton “infOSport.mk”.
Pollozhani edicionin e kaluar ishte lojtar aktiv, duke mbrojtur ngjyrat e Skënderbeut, skuadër kjo që udhëhiqej nga Ilir Daja.
Bashkë me Dajën dhe Pollozhanin te Partizani nga rradhët e Skënderbeut erdhi edhe Ilir Bozhiqi, i cili do të luaj rolin e trajnerit të portierëve.