Java e parë në Ligën e Dytë – Lindje, do të startojë me 22 gusht, ndërsa një ndër skuadrat më favorite për inkuadrim në Ligën e Parë, Bregallnica, sezonin e ri garues 2020/2021 do ta nis me transfertën në Kamenicë kundër Sasa-s, njofton “infOSport.mk”.
Kit Go, një tjetër pretendentë për pozitat e para në tabelë, pjesë e së cilës skuadër është edhe kumanovari, Alpaj Jusuf, do të jetë mysafir i Pobedës në Prilep, ndërkohë në Gjevgjeli mejdanin do të ndajnë dikur skuadrat që garonin në mesin e më të mirëve, Kozhuvi dhe Osogova.
Tikveshi do të luaj në transfertë me Plaçkovicën në Radovish, ndërkohë ndeshja e fundit është ajo midis dy skuadrave të reja të inkuadruara këtë edicion në konferencën e Lindjes, Rosoman – Slloga Vinica.
Njëjtë sikurse të gjitha ndeshjet futbollistike në vend, edhe këto në Lindje do të zhvillohen pa prezencën e publikut.
LDFMV – Lindje – Java 1 |
|||||||||||||||
|