
Sot është hedhur shorti për ndeshjet e sezonit të ri në Ligën e Dytë – Lindje dhe Perëndim, njofton “infOSport.mk”.
Që në start do të kemi një derbi shqiptarë në konferencën e Perëndimit, aty ku Drita do të mirëpret Vardarin nga Forina.
Gostivari, një ndër skuadrat pretendente për inkuadrim në ligën e parë, do ta nis kundër Ohrid Lihnidos, ndërkohë Vëllazërimi do të jetë mysafir i Skopjes në Autokomandë.
Veleshta që pas 20 viteve u rikthye në këtë rang garash, në Strugë do të jetë nikoqir i Kadinos, një skuadër tjetër kjo që u inkuadrua në Ligën e Dytë, ndërkohë skuadra e rikthyer, Teteksi, që mori vendin e Labunishtës, pas fuzionit që pati me këtë skuadër, si vendas do të mirëpret Korabin.
Që të gjitha ndeshjet e javës së parë në Ligën e Dytë – Perëndim do të zhvillohen me 22 gusht, pa praninë e publikut, kjo për shkak të parandalimit të pandemisë “Covid 19”.
LDFMV – Perëndim – Java 1 |
|||||||||||||||
|