Filip Gligorov, ashtu edhe siç paralajmëruan dje, do të jetë futbollisti më i ri i FC Shkupit. Mbrojtësi i krahut të djathtë gjatë ditës së sotme është prezantuar nga drejtori sportiv, Omer Bunjaku, i cili pretendon të bëjë një skuadër konkurruese për titullin e kampionit. Pikërisht kjo ide dhe projekti që po bëjnë drejtuesit e skuadrës nga Çairi, kanë bindur Filip Gligorovin për tu bashkuar sërish me FC Shkupin.
“Jam rikthyer te Shkupi pas katër viteve, kam folur me kryesinë e klubit dhe më ka pëlqyer projekti që po e bëjnë, duke formuar një skuadër të mirë që do të luftojë për titull. Më tërhoqi gjithashtu edhe ajo se do të luajmë në Ligën e Evropës ndaj Neftchit dhe do të doja që ta kalojmë raundin e parë. Do të jap maksimumin nga vetja që të zë vend në njëmbëdhjetëshin e parë, pasi shoh se ka një konkurrencë të madhe dhe sigurisht luftë për titull”, – ka thënë Gligorov, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Vllaznisë nga Shkodra në Superligën e Shqipërisë.
Lajmin që e paralajmëruam dje, sot u bë realitet. Filip Gligorov edhe zyrtarisht i FC…
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 12 август 2020 г.
Pjesë e skuadrës shqiptare ishte nga vera e vitit 2019-të, duke zhvilluar plotë 24 ndeshje, ndërsa kujtojmë se gjatë karrierës së tij ai kishte luajtur edhe në Sllovaki me skuadrat e Banik Ruzina dhe STK Samorin, në Bosnje e Hercegovinë me skuadrën e Olimpic Sarajevo dhe në Rumani me ekipin e Dunarea Calarasi.
Në futbollin vendor përveç me FC Shkupin, Filip Gligorov ka luajtur edhe me Rabotniçkin, EuroMilkun dhe Sileksin, transmeton “infOSport.mk”.
Ndryshe vlen të theksohet se Filip Grligorov është vëllai i Aleksandar Gligorov, që luan me Futsal Shkupin, dhe me të cilën skuadër vitin e kaluar u shpall kampion. Ku i dihet, ndoshta mbiemri Gligorov do sjellë fat edhe te ekipi i futbollit të madh dhe më në fund mund të shohim kampion edhe FC Shkupin!