Fali Ramadani pa dyshim se është një ndër menaxherët më të suksesshëm të futbollit botëror, ndërsa dëshmi për këtë është edhe puna që po bënë tetovari, si dhe emrat e futbollistëve që i ka nën menaxhim, shkruan “infOSport.mk”.
Një ndër ato emra është edhe Kalid Kulibali, një ndër mbrojtësit më të mirë në Botë, i cili me ngulm kërkohet nga ana e Mançester Sitit.
Gazetari i njohur i “Gazzetta dello Sport” dhe eksperti i merkatos, Nicolo Schira raporton se klubi anglez ndodhet në bisedime të avancuara me agjentin tetovar, Fali Ramadanin, me të cilin po diskutojnë detajet e fundit për 29-vjeçarin senegalez.
Drejtuesit e Sitit janë gati të nënshkruajnë një kontratë 5-vjeçare me Kulibalin, i cili do të përfitonte një pagë vjetore prej 10 milion eurosh.
Tashmë palëve ju ka mbetur që të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe me presidentin “napolitan”, Aurelio De Laurentiis, i cili për shërbimet e senegalezit kërkon plotë 80 milion euro.