Besart Berisha vazhdon të shkëlqejë në futbollin australian, aty ku është një mbret i vërtetë i golave. Golashënuesi më i mirë në historikun e futbollit australian, rezultoi deçiziv për skuadrën e tij, Western United, duke shënuar dy golat e fitores në transfertën ndaj Perth Glory, njofton “infOSport.mk”.
Bomberi kosovar shënoi nga një gol në secilën pjesë, duke u afruar edhe më shumë drejt kreut të listës së golashënuesve.
It doesn't matter how you score them! #PERvWUN #PlayOn pic.twitter.com/GcoBaf8nTx
— Western United FC (@wufcofficial) August 12, 2020
Golin e tij të parë në këtë transfertë, Berisha e realizoi në minutën e 27-të, ndërkohë me golin e shënuar nga penaltia në minutën e 52-të, vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Perth Glory 0, Western United 2.
Me këtë fitore Western United renditet në pozitën e 6-të me 36 pikë, ndërkohë falë dopietës së sotme, Besart Berisha ngjitet në kuotën e 18 golave të shënuar, duke u renditur në pozitën e tretë në listën e golashënuesve, menjëherë pas dyshes Maclaren (Melbourne City), 20 gola dhe Le Fondre (Sydney FC) që ka 19 gola.
Cool and calm @BesartBerisha7 #PERvWUN #PlayOn pic.twitter.com/3gaVPXhUaC
— Western United FC (@wufcofficial) August 12, 2020