FC Shkupi dhe Futsal Shkupi janë dy skuadra si motra, kjo pasi që të njëjtat funksionojnë me një vulë, e për më tepër mbrapa tyre gjithnjë qëndrojnë tifozët e njëjtë, “Shvercerat”, shkruan “infOSport.mk”.
Tashmë këto dy skuadra në rradhët e tyre do të kenë edhe dy vëllezërit Gligorov. Pas Aleksandar Gligorov, i cili që edicionin e kaluar iu bashkua Futsal Shkupit, është vëllai më i vogël, Filip Gligorov, ai i cili pritet që ti bashkohet FC Shkupit, ekipit të futbollit të madh.
Dy vëllezër për dy skuadra të ndryshme në dy sporte të ndryshme, por me të njëjtën emblemë, të njëjtat ngjyra dhe të njëjtit tifoz.