Skuadra e KF Llapit që garon në Superligën e Kosovës, ka arritur që t’i sigurojë shërbimet e qendërsulmuesit malazez, Sava Gardasheviç.
Sulmuesi nga Podgorica me skuadrën nga Podujeva ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një edicion tjetër.
27-vjeçari ka një karrierë të pasur, teksa numëron rreth 110 ndeshje në futbollin elitar të Malit të Zi. Ndryshe karrierën e tuij Gardasheviç e kishte nisur tek Buduçnost Podgorica, që më pas të veshë edhe fanellat e skuadrave, si: FK Mornar Bar, FK Decic Tuzi, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Kom Podgorica, për të cilën skuadër në 52 paraqitje kishte realizuar 16 gola.
Gardasheviç te Llapi do të mbajë veshur fanellën me numër 27, ndërsa bëhet përforcimi i 8–të, pas Engjëll Hotit, Ardit Peposhit, Gentrit Halilit, Edon Sadriut, Eglentin Gjonit, Edon Zeqirit dhe portierit Loris Kikkri.