Gledi Mici bëhet me skuadër të re!

Gledi Mici, një ndër futbollistët më të mirë të krahut të majtë që ka luajtur te Shkëndija, me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdojë në vendlindje, te skuadra e Partizanit, njofton “infOSport.mk”.

Me ardhjen e Ilir Dajës në krye të skuadrës nga kryeqendra shqiptare, punët kanë filluar të lëvizin në të mirë të Partizanit, që me disa përforcime cilësore dëshiron që sa më shpejtë të harrojë edicionin e kaluar, kur edhe pse u fut si kampion në fuqi, në fund duheshe të luftojë për mbijetesën.

Me Ilir Dajën në krye, por edhe me futbollistë si Gledi Mici, por edhe Sabien Lilaj, i cili flitet se do të rikthehet në Shqipëri, Partizani mund të jetë i denjtë sërish për të luftuar për titullin e kampionit.

Që të dy kanë një eksperiencë të madhe në futbollin shqiptarë, ndërsa edhe në arenën ndërkombëtare, duke pasur parasysh se ishin pjesë e Skënderbeut, kur kjo skuadër luante edhe në grupet e Liga Europa.

Leave a Reply