Ndeshja finale parakualifikuese e Ligës së Kampionëve mes skuadrës kampione të Kosovës, Dritës dhe asaj të Irlandës së Veriut, Linfield është shtyrë.
Një gjë të tillë ka njoftuar skuadra e Linfield përmes Twitter, duke potencuar se shkak janë bërë problemet e shfaqura te Drita, pas infektitmit të disa futbollistëve me COVID 19.
Një vendim final për këtë takim pritet ta marrë Komisioni Disiplinor i UEFA’s më vonë.