Shkëndija sezonin e ri futbollistik e nisi me barazim 2:2 në transfertën në Çair kundër FC Shkupit. Edhe përkundër negativës prej dy golave gjatë pjesës së parë, skuadra “kuqezi” reagoi mirë, pasi në 45 minutëshin e dytë u kundërpërgjigj me dy gola të shpejtë me anë të Doriev (60′) dhe Ahmedit (66′), ndërsa shumë pak mungoi që Nafiu të shënonte edhe golin e tretë për tre pikë të reja.
Ernest GJOKA: 🗣“Zhvilluam ndeshje me dy fytyra. Të parën gabuam dhe i falëm kundërshtarit golat”
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 август 2020 г.
“Me thënë të drejtën kjo ndeshje pati dy pamje. Pamja e pjesës së parë që i bëmë gabimet, që ishim si të frikësuar dhe i dhuruam kundërshtarit dy mundësi të cilat ata i shfrytëzuan më së miri. Dhe pjesa e dytë pastaj që ishte komplet ndryshe, arritëm të shënojmë dy gola dhe kishim raste për të shënuar edhe të tretin.” – u shpreh Ernest Gjoka, i cili nga futbollistët e tij pret që të jenë më agresiv që nga fillimi në ndeshjet e rradhës.
“Unë mendoj se duhet të jemi akoma më të qetë, duhet të kuptojmë vlerat që kemi. Të japim akoma më shumë dhe të sakrifikojmë akoma më shumë. Ashtu si nisëm pjesën e dytë, duhet ta fillojmë edhe pjesën e parë. Kjo është ajo që duhet ta bëjmë, të japim gjithnjë e më shumë ide vetes se ne duhet të jemi agresiv që në minutën e parë.” – përfundoi Gjoka.