FC Shkupi e ka mbyllur pjesën e parë në favorin e saj, kjo falë Dembo Darboa, i cili në dy raste arriti që të mposht portierin kundërshtarë, Kostadin Zahov, njofton “infOSport.mk”.
Golin e parë futbollisti nga Gambia e realizoi vetëm pas 6 minuutave lojë, kur mjaft mirë para zonës u gjetë nga ana e Ilirid Ademit, ndërsa golin e dytë e shënoi një minutë para fundit të pjesës së parë.
FC SHKUPI – SHKENDIJA (2:0) HT
FC Shkupi fale dopietes se Dembo Darboa ne pushim shkon me dy gola epersiFC SHKUPI – SHKËNDIJA 2:0(D. Darboa 6', 44')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 август 2020 г.
Këtë herë në rolin e asistuesit ishte kapiteni Besar Iseni, duke vënë në pozitë mjaft të mirë Darboan, i cili me të djathtën e tij edhe për herë të dytë arriti që të mposhtë portierin e Shkëndijës.
Epërsi komode për skuadrën nga Çairi, që në këtë mënyrë po e fillon me këmbë të mbarë sezonin e ri me në krye trajnerin e ri, Muharem Bajrami.
Në ndeshjet tjera, janë Pelisteri dhe Makedonija GJ.P që avansojnë minimalisht 1:0, përballë Akademia Pandev, gjegjësisht Rabotniçkit, ndërkohë në Tetovë, Renova – Struga Trim Lum dhe në Strumicë, Bellasica – Sileksi po luajnë me rrjeta të paprekura.