Struga Trim Lum dy ditë para startit të sezonit të ri futbollistik ka arritur që të bëjë për vete mbrojtësin e krahut të majtë të Bregallnicës, Filip Milenkovski, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për një futbollistë 30-vjeçar, i cili ka një eksperiencë të madhe në futbollin elitarë, duke luajtur me skuadrat si Pelisteri dhe Sileksi.
Përforcimi i rradhës për ekipin tonëFC Struga Trim Lum dhe Filip Milenkovskinënshkruajnë kontratë bashkëpunimi#WelcomeMilenkovski ⚪️🔴#forcaStruga 💪
Публикувахте от F.C. Struga в Четвъртък, 6 август 2020 г.
Ai numëron gjithsej 143 ndeshje dhe 3 gola të shënuar, që të gjithë me Pelisterin, me të cilën skuadër ka zhvillar 120 ndeshje.
Milenkosvki bëhet kështu emri i 10-të i ri në rradhët e Struga Trim Lum, pas futbollistëve, si: Agon Hani, Pajazit Saliu, Hristijan Maleski, Arlind Shabani, Marjan Altiparmakovski, Aleksandar Ristevski, Raif Mirseloski, Besir Ramadani dhe Jasmin Mecinoviq.