Partizani rikthen në rradhët e veta ish futbollistin e Pelisterit

Partizani i Tiranës ka zhgënjyer tifozët këtë edicion, teksa nga një skuadër kampione, në fund duheshe të luftojë për mbijetesë. Jo menaxhimi i mirë me futbollistë, si dhe disa largime ndikuan shumë negativisht te skuadra e “kuqe” nga Tirana, që tashmë ka vendosur ta rikthejë në skuadër brazilianin Luis Fereira Kardoso, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një ish futbollistë të Pelisterit, i cili me shumë sukses mbronte ngjyrat e skuadrës nga Manastiri për plotë 18 muaj nga (2016-2018).

Kardoso edicionin e fundit luajti në Ligën e dytë të Shqipërisë me Besën e Kavajës, ndërsa vitin e kaluar ishte pjesë e Dritës së Gjilanit.

Ndryshe lajmin për ribashkimin e Kardosos dhe Partizanit e ka konfirmuar agjencia që menaxhon brazilianin, e cila poston edhe një foto nga momenti kur lojtari firmos kontratën me Partizanin.

Pas disa huazimeve, tani Kardoso do të ketë mundësinë të vazhdojë të tregojë vlerat e tij me fanellën e Partizanit, pjesë e së cilës skuadër janë edhe shkupjani, Besnik Ferati dhe strugani Egzon Belica.

Kujtojmë 26-vjeçari Kardoso me Partizanin ka zhvilluar vetëm 25 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola, ndërkohë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut, ai kishte regjistruar 46 ndeshje dhe 17 gola të shënuar.

Leave a Reply