E ardhmja e Rashicës në udhëkryq! Mediat angleze e dërgojnë atë në Premierligë

E ardhmja e Milot Rashicës, ende është në udhëkryq. Derisa mediat në Gjermani e shohin kosovarin shumë afër Lajpcigut, mediat angleze, më konkretisht “Birmingham Live”, shkruan se Rashica sezonin e ri do të luaj me fanellën e Aston Villas!

Ylli kosovar edicionin e kaluar me fanellën e Verder Bremenit në 28 ndeshje realizoi 8 gola, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura europiane, derisa raportohet se Aston Villa është duke udhëhequr garën.

Ndëkohë në Gjermani, kujtojmë se përveç Lajpcigut, është edhe Dortmundi që me mjaft vëmendje po përcjellë situatën rreth të ardhmes së Rashicës, tek i cili shohin zëvendësuesin ideal të Xhadon Sanço, gjithnjë nëse ky i fundit do të transferohej në Angli te skuadra e Mançester Junajtedit.

Drejtori sportiv i Verder Bremenit, Frank Baumann ka konfirmuar së fundmi se Rashica ka arritur marrëveshje me një klub, duke shtuar njëkohësisht se ai klub do të duhet të arrijë edhe një marrëveshje tjetër, atë me Bremenin, gjë e cila nuk ka ndodhur ende.

 

Leave a Reply