Tare bind Muriqin, bomberi kosovar drejt Lacios!

Igli Tare vazhdon të tentojë afrimin e lojtarëve shqiptarë te Lacio. Këtë herë drejtori sportiv po përpiqet të afrojë bomberin kosovar të Feneerbahçes, Vedat Muriqi.

Sulmuesi “dardan” ka shkëlqyer me Fenerbahçen në Superligën e Turqisë, duke zgjuar në këtë mënyrë interesimin e disa skuadrave të mëdha, si Totenhemi dhe së fundmi Lacio.

Muriqi, i cili në të kaluarën ka luajtur për Teutën dhe Besën e Kavajës, sezonin e ri mund ta shikojmë në një ndër ligat më të forta europiane, “Serie A”.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Tare e shikon kosovarin si zëvendësuesin ideal për Kaisedon, i cili pritet të largohet këtë sezon nga Lacio. Gjithashtu një alternativë tjetër është edhe sulmuesi i Realit, Borha Majoral, i cili gjithashtu pëlqehet nga skuadra italane.

 

Leave a Reply