Struga Trim Lum mundi Vardarin e Forinës në provën gjenerale

Struga Trim Lum ka shënuar fitore 3:2 në miqësoren e fundit kundër Vardar Forinës, që njëherit trajnerit Srgjan Zaharievski i shërbeu si provë gjenerale para takimit të parë zyrtarë për sezonin 2020/2021, që starton me datë 9 gusht, njofton “infOSport.mk”.

Edhe në këtë ndeshje për Struga Trim Lum shënuan Nijas Lena dhe Marjan Altiparmakovski, të cilët kishin shënuar edhe në ndeshjen e para pak ditëve kundër Ohrid Lihnidos (2:0), ndërsa një gol tjetër për skuadrën strugane kishte shënuar edhe sulmuesi Dejan Cvetanoski.

Në anën tjetër të dy golat për skuadrën e Vardarit të Forinës i realizoi Arijan Ejupi.

Për Struga Trim Lum ishte kjo fitorja e katërt nga gjithsej 5 ndeshje të zhvilluara në këtë fazë përgatitore, pas atyre ndaj FC Shkupit (2:1), Dritës së Bogovinës (2:0) dhe Ohrid Lihnidos (2:0), transmeton “infOSport.mk”.

Barazimin e vetëm skuadra strugane e kishte arritur përballë Renovës (1:1), me të cilën skuadër të shtunën në Tetovë do të hap sezonin e ri garues.

Leave a Reply