Vardari mbetet pa mbrojtësin Evgenij Novak

Pas gati plotë 5 viteve, Evgenij Novak, i ka dhënë fund qëndrimit të tij te Vardari, me të cilën skjuadër ka fituar 3 tituj kampion, ndërsa gjithashtu ishte pjesë e suksesit historik, kur me “kuqezinjtë” nga Shkupi luajti në grupet e Liga Europa, njofton “infOSport.mk”. Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti ukrainas përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtarë në facebook, ku kishte falënderuar të gjithë ata që e kishin mbështetur deri më tani dhe se për të Vardari do të jetë skuadra për të cilën do të bëjë tifo çdoherë.

“Tifozë të dashur, shokë të skuadrës dhe gjithë ata që mbështesin dhe e duan familjen Vardar. Sot përfundon historia ime e bukur me Vardarin. Ne jemi shpallur tre herë kampion, bashkë kemi arritur suksesin më të madh historik duke kaluar në fazat e grupeve të Liga Europa, dhe shumë më tepër. Këtu kam takuar shumë njerëz të mrekullueshëm me të cilët do të vazhdoj të mbaj kontakte. Vardari do të mbetet përgjithmonë në zemrën time. Falënderoj shokët e mi të skuadrës, falënderoj tifozët, falënderoj ‘Komitët’ dhe gjithë ata që më mbështetën në rrugëtimin tim prej gati pesë vitesh. Sinqerisht i uroj suksese klubit në të ardhmen, dhe gjithmonë do të jem tifoz numër një i Vardarit.🔴⚫️” – kishte shkruar Evgenij Novak në profilin e tij zyrtarë në facebook.

Kujtojmë Novak, Vardarit iu bashkua në fund të gushtit të vitit 2015-të, kur erdhi nga skuadra ukrainase e Volyn Lutsk, ndërkohë gjatë qëndrimit të tij 5-vjeçar ai zhvilloi gjithsej 125 ndeshje, duke realizuar edhe 5 gola.

Leave a Reply