Strugani Kasami shënon dhe mban Sionin në Superligën e Zvicrës (VIDEO)

Strugani Pajtim Kasami ka rezultuar deçiziv sonte në fitoren 2:1 të skuadrës së tij, Sionit, në udhëtim te Servete, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo ndeshja e vlefshme për javën e fundit në elitën e futbollit zviceran, ku Sionin vetëm fitorja e shpëtonte nga rënia në Kategorinë e dytë të Zvicrës. Dhe realisht ashtu ndodhi, pasi kjo skuadër falë golave të shënuar nga Pajtim Kasami në minutën e 43-të dhe Uldrikis në minutën e 75-të në fund shënoi fitore 2:1, duke zhvlerësuar në këtë mënyrë golin e shënuar nga Kone në minutën e 23-të.

Strugani Kasami shenon per Sionin dhe mban ekipin e tij ne Superlige

Strugani Kasami shenon per Sionin dhe mban ekipin e tij ne Superligen e ZvicresSERVETTE – SION 1:2

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 3 август 2020 г.

Me këtë fitore Sioni arriti në kuotën e 39 pikëve, duke lënë pas vetes Tunin, skuadër kjo që sonte barazoi 3:3 në udhëtim ndaj Cyrihut të Benjamin Kolollit dhe Tom Domgjonit. Pikërisht këta fy futbollistë shqiptarë shënuan nga një gol, duke ndihmuar në këtë mënyrë Sionin e Pajtim Kasamit që edhe sezonin tjetër të mbetet pjesë e elitës së futbollit zviceran, transmeton “infOSport.mk”.

Kasami falë golit të shënuar sonte, arriti në shifrën e 11 golave të shënuar në Superligën zvicerane, duke rezultuar në këtë mënyrë golashënuesi i dytë më i mirë nga futbollistët shqiptarë, pas Kemal Ademit të Baselit, që këtë edicion e mbylli me 13 gola të shënuar. Ndryshe “Këpuca e Artë” i takoi sulmuesit kamerunas të Jang Bojs, Jean Pierre Nsame, i cili në 32 ndeshje realizoi po aq gola.

Leave a Reply