Thonë që talenti trashëgohet brenda familjes, ndërsa një gjë të tillë më së miri ka dëshmuar edhe kushëriri i Khabib Nurmagomedov, Usman, i cili shkëlqeu në ring kundër finlandezit, Jerry Kvarnstrom.
Dagestanezi arriti fitoren në vetëm 40 sekonda, duke e fluturuar kundërshtarin e tij në tokë. Kjo luftë u zhvillua në Abu Dhabi, ndërsa ajo që vlen për t’u theksuar, është se në stafin e tij ishte dhe kushëriri, Khabib, i cili u shfaq për herë të parë në ring që nga vdekja e babait nga Koronavirusi.
Usman në fund veshi një bluzë me foton e xhaxhait të tij, duke ia dedikuar fitoren e arritur.