Futbollistët dhe trajnerët në elitën e futbollit kroat kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të sezonit që lamë pas, ndërsa në të nuk kanë munguar edhe futbollistët shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.
Pjesë e 11-shesh më të mirë janë edhe Arijan Ademi i Dinamo Zagrebit dhe Lirim Kastrati i Lokomotivës së Zagrebit.
Ademi, ishte një ndër futbollistët më të mirë te Dinamo, duke e ndihmuar këtë skuadër për tu kurorëzuar me titullin e kampionit. Ai në futbollin elitar të Kroacisë zhvilloi 19 ndeshje, duke regjistruar 3 gola dhe 3 asiste, ndërsa gjithashtu ishte ndër futbollistët që dha shumë kontribut edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, duke zhvilluar të gjitha 12 ndeshjet, ndërsa 1 ndeshje kishte zhvilluar edhe në kuadër të Kupës së Kroacisë.
Në anën tjetër Lirim Kastrati i Lokomotivës së Zagrebit ka spikatur me 11 gola të shënuar, ndërkohë që numëron edhe 7 asiste.
Vlen të përmendet se sezonin e ardhshëm Kastrati do të aktivizohet bashkë me Ademin te Dinamo Zagreb, pasi Lokomotiva e shiti në janar për 2 milion euro.
[TROFEJ NOGOMETAŠ] Igrači i stručni stožeri svih HNL prvoligaša uvrstili su Kastratija i Kolingera u idealnu postavu lige. 🚅👏💙Публикувахте от NK Lokomotiva Zagreb в Неделя, 2 август 2020 г.