Me 5 ndeshjet e zhvilluara sot, edhe zyrtarisht është mbyllur sezoni 2019/2020 në “Serie A”, me Juventusin kampion, ndërkohë që tashmë kemi mësuar edhe emrin e skuadrës së tretë që do të luaj në “Serie B”.
Është Leçe skuadra që ju bashkohet Breshës dhe SPAL, ndërkohë falë fitores 3:0 ndaj Veronës, Xhenoa e Goran Pandev dhe Valon Behramit arriti që të sigurojë mbijetesën vetëm në xhiron e fundit.
Antonio Sanabria (13’ 25’) dhe Kristian Romero (44’) vulosen fitoren dhe mbetjen në elitë për Xhenoan, te e cila skuadër titullarë ishin edhe kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev dhe futbollisti shqiptarë, Valon Behrami.
Në anën tjetër, duke parë rezultatin pas 45 minutave të para të ndeshjes së lartëpërmendur, Leçe duket se nuk e kishte motivin e duhur për të marrë tre pikë në përballjen ndaj Parmas, skuadër kjo që në fund shënoi fitore 4:3.
Në ndeshjet tjera të zhvilluara sonte, Fiorentina si mysafir mundi SPAL (1:3), Udineze minimalisht 1:0 në transfertë mundi Sasuolon, ndërkohë Bolonja dhe Torino u ndanë në barazim 1:1.