Mevlan Adili dhe Vllaznia sot luftojnë për jetë apo vdekje!

Dita e sotme sjellë me vete një finale të madhe për Vllazninë e Mevlan Adilit, skuadër kjo që do të zhvillojë ndeshjen e “play-off” kundër Besëlidhjes nga Lezha, njofton “infOSport.mk”.

Ky takim që do të zhvillohet në ora 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi” do të vendos se cila prej këtyre dy skuadrave sezonin e ardhshëm do të luaj në Superligën shqiptare.

“Kuqeblutë” shkodran të drejtuar nga trajneri Hysen Dedja kërkojnë të shmangin një katastrofë për t’u rikthyer në të parën pas vetëm një sezoni, ndërkohë që kanë parashikuar një tjetër të ardhme për ekipin. Mirëpo, Besëlidhja do të kërkojë t’ia bëjë jetën e vështirë dhe të jetë ajo pjesëmarrëse në elitën e futbollit shqiptar.

Lezhjanët nga ana e tyre këtë sezon kanë treguar se janë një skuadër e mirë dhe që dinë të shënojnë, ndaj Mevlan Adili me shokë në vijën e fundit të repartit do të duhet të kenë një impenjim maksimal për të kaluar këtë sprovë.

Leave a Reply