Inter fiton dhe e mbyll në pozitën e dytë, Milani kap Europën (VIDEO)

Skuadra e Interit ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në fund të këtij sezoni duke e mbyllur këtë edicion në vendin e dytë pas Juventusit.

“Zikaltërit” e Antonio Konte mposhtën Atalantën e Berat Xhimshitit me rezultatin 2:0, falë golave të shënuar nga D’Ambrozio dhe Eshli Jang.

Ky është pozicioni më i mirë i Interit që prej vitit 2011.

Napoli i Elseid Hysajt mposhti lehtësisht Lacion e Thomas Strakoshës me rezultatin 3:1. Mbrojtësi i djathtë “kuqezi” nuk u aktivizua nga trajneri Xhenaro Gatuzo.

Edhe Milani dhe Roma e mbyllën sezonin me nder teksa fituan Kaljarin 3:0, gjegjësisht Juventusin me shifrat 3:1.

Leave a Reply