Çiro Imobile zhvilloi një sezon fantastik me Lacion, ndërsa tregues më i mirë janë 36 golat e tij të shënuar, me çka sulmuesi italian i dha fund dominimit të Lionel Messit dhe Kristiano Ronaldos, kur janë në pyetje golat dhe gara për Këpucën e Artë në futbollin europian.
E gjithë kjo ka bërë që drejtuesit e Lacios me në krye presidentin Lotito, ti ofrojnë Imobiles një kontratë të re, sipas së cilës ai do të paguhej 3.5 milionë euro në sezon, ndërsa gjithashtu do të shpërblehej me bonus për çdo arritje të realizuar gjatë sezonit.
Imobile kërkohet nga shumë klube të njohura europiane, teksa Mançester Junajted ka shprehur hapur dëshirën për të blerë italianin.