Besmir Bojku ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin e tij me skuadrën kosovare të FC Feronikelit. Mesfushori strugan i cili kaloi një sezon fantastik me skuadrën nga Drenasi, bindi drejtuesit e Feronikelit për një marrëveshje të re me KF Shkendijën, duke zgjatur bashkëpunimin me Bojkun edhe për sezonin e ardhshëm.
Besmir Bojku shquhet për dinamikën e tij të madhe në lojë, ku nuk kursen veten në asnjërën ndeshje.
Ai me FC Feronikelin ka gjithsej 40 paraqitje, duke shënuar 5 gola, gjithashtu e ndihmoj ekipin edhe në shume gola tjerë duke u faulluar 2 here në zonën e kundërshtarit dhe në total mori pjesë ne 14 gola të Feronikelit.