Fredi Alvarez është futbollisti i ri te FC Shkupi. 25 vjeçari nga Kosta Rika me skuadrën nga Çairi ka firmosur kontratë 1 vjeçare me opsion vazhdimi edhe për 1 vit tjetër dhe është prezantuar sot nga ana e klubit. Alvarez te Shkupi vjen nga skuadra ADR Jikarel që është pjesë e Primera Division të Kosta Rikës. Mesfushori 25 vjeçar ka lënë pas vetes një sezon të mirë në kampionatin kostarikan, ku regjistron 21 paraqitje, 8 gola dhe 5 asiste. Ai është shprehur i lumtur që ka ardhur në Shkup për një përvojë të re. Kujtojmë që Alvarez do të jetë futbollisti i parë nga Kostarika që do të luaj në vendin tonë.