Brazili është një ndër shtetet më të prekura nga pandemia e koronavirusit. 2 milion 675 mijë e 676 persona aktualisht janë të infektuar, derisa 92 789 persona kanë ndërruar jetë. E gjithë kjo ka bërë që klubet braziliane të tregohen shumë të kujdesshme në zbatimin e masave mbrojtëse dhe protokollit sanitar.
Të gjithë futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafeve teknike u matet temperatura përpara fillimit të ndeshjeve dhe nuk mund të ndodhte ndryshe me Cearan.
Kjo skuadër fitoi 0:1 në fushën e Fortaleza pak ditë më parë, teksa një episod i veçantë u regjistrua përpara nisjes së kësaj sfide.
Një pjesëtar i klubit, i cili nuk e kishte mendjen në momentin sapo zbriti nga autobusi, u befasua kur pa termometrin përpara fytyrës.
Instinktivisht ngriti duart lart, pasi me siguri që ajo çfarë pa iu duk si një armë. Për më shumë ndiqeni videon më poshtë, e cila për një kohë të shkurtër u bë hit nëpër rrjetet sociale.