Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Maqedonisë(FFM), Filip Popovski inicoi një takim pune në “Shtëpinë e Futbollit” me përfaqësuesit më të mëdhenj të shoqatave të sportit në vendin tonë. Në mbledhjen morën pjesë krerët e FBM-së dhe FVM-së, Vladimir Georgievski dhe Zoran Karanoviq, përfaqësuesi i FHM-së, Slave Nikolov si dhe komisarët e garave të katër federatave më të mëdha të vendit tonë.
Tema kryesore e takimit ishte protokollet shëndetësore për garat sportive dhe sfidat me të cilat përballen organizatorët e garave në pritjen e sezonit të ri, të cilat lidhen me masat për mbrojtjen e shëndetit të sportistëve dhe punëtorëve sportiv.
Përpara fillimit të sezonit të ri garues dhe ndeshjeve kualifikuese, federatat tashmë kanë përgatitur protokollet e tyre shëndetësore të miratura nga institucionet përkatëse, por vërejtja thelbësore të cilën e kishin të gjithë të pranishmit ishte interpretimi i ndryshëm i testimit dhe konfirmimi i mundshëm i virusit Covid 19 te sportistët që kanë kryer testimet dhe mënyrën dhe procedurën e karantinës eventuale ose vetizolimit të individëve ose një grup sportistësh.
Sekretarët e përgjithshëm të federatave ranë dakord që një nga iniciativat që federatat do ta propozojnë te institucionet kompetente është krijimi i një organi special, profesional brenda organit shtetëror të sportit, përgjegjësia e të cilit do të jetë komunikimi, përballja dhe zgjidhja e sfidave dhe problemeve me të cilat përballen federatat, klubet sportive në kohë pandemie në mënyrë që të nisin të gjitha kampionatet vendore në kohë.
– Për ne si Federatë e Futbollit të Maqedonisë është jashtëzakonisht e rëndësishme të fillojmë kampionatin e ri sipas kalendarit të planifikuar sepse nga muaji tjetër do të jemi organizator të shumë ndeshjeve ndërkombëtare të përfaqësueseve, ndërsa klubet presin ndeshje nga Kupat Europiane. FFM ka përgatitur një protokoll për ndeshjet e futbollit që nga muaji mars, klubet tashmë janë duke punuar me stërvitje dhe ndeshje kontrolluese sipas atij protokolli shëndetësor, por sërish mbetet e paqartë procedura në lidhje me udhëtimet jashtë vendit dhe kthimin e skuadrave dhe ekipeve përfaqësuese në vendin tonë. Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se në propozimet për gara do të sjellim vërejte të veçanta në lidhje me sfidën shëndetësoe me të cilën të gjithë po përballemi”, tha sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski.
Përfaqësuesit e federatave të basketbollit, volejbollit dhe hendbollit theksuan se situata në të cilën ndodhen është ndoshta më e ndërlikuara sepse ndeshjet luhen në ambient të mbyllur, ndërsa e kanë rregulluar problemin me të cilin përballeshin përsa i përket testimee të lojtarëve dhe personave zyrtarë si dhe udhëtimet jashta vendit. Ata shpresojnë që institucionet shtetërore duhet të gjejnë një mënyrë për të qenë mbështetje logjistike dhe madje edhe financiare sa i përket fillimit të garave dhe testimit të ekipeve.
Konkluzionet e takimit do të paraqiten pranë autoriteteve të shëndetësisë në vendin tonë dhe te organi shtetëror për sport.