Kriza me koronavirusin shkaktoi shumë probleme në të gjithë botën e sportit dhe shumica e sporteve po zhvillohen pa praninë e publikut. Sipas paralajmërimeve, sezoni i ri në Ligën e Kombeve do të fillojë pa tifozë, si masë parandaluese kundër përhapjes së virusit. Shumica e federatave të futbollit europian kanë paralajmëruar se ndeshjet e para në terren vendas do ti luajnë pa praninë e publikut, ndërsa gjithashtu edhe përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut pritet që ndeshjen ndaj Armenisë me 5 shtator do ta luajë me dyer të mbyllura në Shkup.Ndërkohë kur edhe ndeshja me Kosovën është në program në tetor, varësisht nga situata me virusin, por me shumë gjasa edhe ky takim mund të luhet pa praninë e publikut.