Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Arian Ademi këtë verë mund të ndërrojë ambient. Ademi aktualisht është pjesë e Dinamo Zagrebit me të cilët u shpallën edhe kampion të këtij sezoni në Kroaci, ndërkohë lajmet e fundit e lidhin shqiptarin për një largim nga skuadra kroate. Klubi që pretendon ta transferon Arian Ademin është Farencvaroshi dhe presidenti i këtyre të fundit ka paralajmëruar një super-përforcim, përderisa mediat kroate kanë zbuluar se mesfushori shqiptarë është në bisedime me klubin hungarez.
Kujtojmë që për Arian Ademin interesim kanë shfaqur edhe disa klube nga Rusia, Franca dhe Italia.