Kevin Zefi është një prej shqiptarëve të talentuar që ka zgjedhur të përfaqësojë Irlandën. Sulmuesi 15-vjeçar është pjesë e Shamrock Rovers dhe në dhjetori i shënoi dy here kombëtares së Anglisë U15, teksa falë talentit që ka, ai tashmë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve gjigande të Europës, përfshirë këtu edhe dy skuadrat e njohura italiane, Inter dhe Juventus.
Mirëpo këto dy skuadra nuk janë të vetmet, që dëshirojnë shërbimet e talentit shqiptarë, i cili po përcillet me mjaft vëmendje edhe nga PSV Ajndhoven.
Drejtuesit e kësaj të fundit madje e kishin ftuar atë për në prova, mirëpo pandemia “Covid 19”, anuloi gjithçka.
Tashmë Interi po dëshiron të shfrytëzojë rastin dhe po tenton ta transferojë Zefin në Itali.
“The Sun” shkruan se për Zefin ka mbajtur shënime edhe Juventusi, por tani Interi është një hap para tyre dhe rivalëve të tjerë.