Vetëm 6 muaj ka zgjatur aventura e Nexhmi Rexhepit te Pelisteri, me të cilën skuadër edicionin e kaluar arriti që të siguroj kualifikimin në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.
Megjithatë edhe përkundër këtij fakti, Rexhepi vendosi të largohet nga skuadra nga Manastiri, kjo edhe për shkak minutave të pakta që kishte në dispozicion.
Ai tashmë si një futbollistë i lirë dhe me shumë talentë, është në kërkim të sfidave të reja, me shpresë se do të has në një skuadër stabile, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që i njëjti të luaj edhe jashtë vendit.
Kujtojmë Rexhepi me origjinë nga Prespa, skuadrës së Pelisterit iu bashkua janarin e këtij viti nga rradhët e Labunishtit, pjesë e së cilës skuadër ishte për dy vite e gjysmë.