Renova mundi FC Shkupin në miqësoren e Ohrit

FC Shkupi dhe Renova sot në Ohër u takuan në një miqësore, që të dyja skuadrave ju shërben si parapërgatitje për sezonin e ri, njofton “infOSport.mk”.

Rezultati përfundimtarë foli në të mirë të Renovës, skuadër kjo që falë golit të shënuar nga Remzifaik Selmani gjatë pjesës së parë, në fund shënoi fitore minimale 1:0.

Për të dyja skuadrat ishte kjo ndeshja e dytë që po zhvillojnë në Ohër në kuadër të fazës së dytë të përgatitjeve.

Shkupi ditë më parë mundi 3:1 ekipin e Ohrid 2004, derisa Renova kishte barazuar 1:1 me Struga Trim Lum.

Pikërisht skuadra strugane do të jetë kundërshtari i rradhës i FC Shkupit me datë 26 korrik, ndërkohë një ditë më parë, Renova do të përballet me Pelisterin. Kujtojmë Renova në ndeshjen e saj të parë kontrolluese kishte barazuar 1:1 me Struga Trim Lum.

Leave a Reply